“Haraqi” i ProCredit Bank dhe Raiffeisen Bank ndaj klientëve

Autori:Gazeta Fjala

raifaisen-pro-credit-800x460 (1)

Kosovarët duhet të jen goxha pasanik që të kenë mundësi të hapin një llogari bankare në ProCredit Bank apo të kryejnë shërbime në Raiffeisen Bank.

Gjithkush që ja mësynë këtyre bankave me kapital ndërkombëtarë duhet të dijë se çdo shërbim i kushton para të majme, shkruan Gazeta inFokus.

Vetëm hapja e një llogarie bankare, që shumë banka e ofrojnë pa pagesë, në ProCredit kushton hiq më pak se 5 euro.

Ndërsa në bankën tjetër, në Raiffeisen Bank transferi i parave nga një llogari në tjetrën brenda kësaj banke kushton 1 euro.

Në fakt në çmimoret për shërbimet që ofrojnë këto dy banka vërehet një rritje e madhe e çmimeve posaçërisht për klientët privat.

Në ProCredit Bank 5 euro i kushton çdo kosovari edhe mbyllja e llogarisë rrjedhëse.

Në çmimoren për shërbimet që ofron kjo bankë të hyrë në fuqi nga 23 tetori i këtij viti shihet se 5 euro i kushton klientëve edhe çdo tërheqje dhe deponim në bankomate të ProCredit Bank Kosovë me kartelë debiti.

Në fakt çmim të njëjte kanë edhe dhjetëra shërbime tjera që në shumë banka kosovare ofrohen me kosto tejet të lira e në disa edhe falas, shkruan Gazeta inFokus.

Por kjo bankë me kapital ndërkombëtarë, që në Kosovë ushtron aktivitetin që nga paslufta, “në qafë” po i bie kosovarëve edhe me norma interesi, kur ata ia mësyjnë ProCreditit për të marr kredi.

Normat e interesit në këtë bankë duket se janë të larta ende.

Kredit investive në këtë bankë shkojnë deri në 6.7 për qind e pak me norma më të vogla janë kredit për shtëpi apo banesa.

Çmime tejet të larta për klient privat po aplikon edhe Raiffeisen Bank.

Në këtë bankë hapja e llogarisë është pa pagesë, por, qytetarët që vendosin t’ia besojnë paratë e tyre Bankës Raiffeisen nëKosovë deri në 20 mijë euro duhet të paguajnë fillimisht 2.5 euro tarifë. Njëjtë paguajnë edhe nëse i tërheqin menjëherë.

E nëse shuma është më e madhe, tarifa e deponimit shkon në 10 euro, ndërsa për tërheqjen e të hollave mbi 100 mijë euro banka i ndalë 0.10 për qind.

Transferi i parave nga një llogari në tjetrën brenda kësaj banke kushton 1 euro, ndërsa transferi në bankat tjera qytetarëve u kushton 2.5 euro.

Për studentët, pagesa në Raiffeisen Bank kushton 1.50 euro, ndërsa nuk ngarkohen me pagesë nëse i njëjti shërbim bëhet përmes e-banking.

Megjithatë, hapja e një llogarie elektronike përmes së cilës mund të kryhen transaksione nuk është falas, shkruan Gazeta inFokus.

Secili qytetarë ngarkohet me 5 euro pagesë vetëm për aplikimi për opcionin e-banking qoftë Ëeb qoftë SMS, përderisa cdo muaj banka merr nga llogaria e klientit nga 0.50 euro në emër të mirëmbajtjes.

Këto janë vetëm disa nga pagesat me të cilat ngarkohen qytetarët nga këto banka .

Edhe për shërbime tjera bankare qytetarëve u ndalen shuma të konsiderueshme nga mjetet e tyre nëse transferojnë, paguajnë apo kryejnë ndonjë shërbim tjetër bankar.

Viteve të fundit, ato janë shtrenjtuar me arsyetimin e udhëheqësve të institucioneve financiare se dëshirojnë ti motivojnë qytetarë dhe bizneset të përdorin teknologjitë online për këto shërbime. Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haraqi-i-procredit-bank-dhe-raiffeisen-bank-ndaj-klienteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala