Haradinaj vendos model “të dështuar” për Haden dhe Shipitullën

Autori:Gazeta Fjala

haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur ta aplikojë modelin e shpronësimit të fshatit Hade si zgjidhje për shqetësimet e banorëve të Shipitullës, dhe pjesës së mbetur të Hades, me të cilët për dy ditë zhvilloi biseda intensive në Obiliq dhe Prishtinë.

Por jo më larg se në dhjetor të vitit të kaluar një raport Hetues i Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore, e nxjerr të dështuar procesin e zhvendosjes të banorëve të Hadës,  shkruan sot Koha Ditore.

Aty theksonte se banorëve u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme gjatë zhvendosjes për t’i hapur rrugë mihjeve për termocentralin e propozuar “Kosova e Re”.

Paneli i Inspektimit kishte ardhur për të hulumtuar gjendjen në terren, ku vërtetonte ankesat e banorëve për dëmet e konsiderueshme të shkaktuara gjatë zhvendosjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-vendos-model-te-deshtuar-per-haden-dhe-shipitullen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala