Haradinaj takon shefen e Eulex-it

Autori:Gazeta Fjala

ramushi-1-640x380

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot Shefen e Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Haradinaj ka shkruar në Facebook lidhur me këtë takim:

“Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje Shefes së Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou.

Në këtë takim, me karakter njoftues, shprehem përkushtimin e përbashkët për rrugën evropiane të Kosovës dhe mbi të gjitha nevojën e vendosjes së sundimit të ligjit si top prioritet në Kosovë.

Në emër të AAK-së, i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim me EULEX-in, me synimin që institucionet vendore të ngrisin kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në gjithë Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-takon-papadopoulou/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala