Haradinaj takon kategoritë e lirisë, merr mbështetje masive për kryeministër

Autori:Gazeta Fjala

72233664_436649276980233_7026491501832044544_n-852x460

I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka takuar sot veteranët e luftës së UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta.

Në këtë takim të mbajtur në Deçan, Haradinaj ka marrë mbështetje masive për Kryeministër ndërsa ka zbuluar edhe planet për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës.

“Me kategoritë e lirisë në Deçan, krenar që në luftë ishim shumë dhe sot jemi bashkë në shërbim të vendit. Sikur dje në përpjekjet për liri edhe sot në kushte paqeje, ballëhapur para veteranëve e invalidëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve. Gjatë qeverisjes, duke ua njohur vlerën kulmore, u jam përgjigjur të gjitha obligimeve ligjore ndaj kategorive të lirisë. Me marrjen e mandatit të ri si kryeministër i vendit, zotohem se në afat optimal do të miratohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, do të përmirësohet ligji aktual dhe me rritjen e pagës minimale do të rriten edhe pensionet. Kënaqësi t’i takoja sot njerëzit që nuk kalkuluan interesat personale kur iu përgjigjen thirrjes së Atdheut dhe sot ata janë rreshtuar me konceptin 100% Kosovë, si garancë e ruajtjes së vlerave të patjetërsueshme, sovranitetit dhe terësisë territoriale”, ka thënë Haradinaj.

Numri i atyre që kanë marrë pjesë në këtë tubim duket me të vërtetë i madh, siç shihet edhe në fotot më poshtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-takon-kategorite-e-lirise-merr-mbeshtetje-masive-per-kryeminister/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala