Haradinaj takon ambasadorin francez

Autori:Gazeta Fjala

haradinaj-1

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Numri një i AAK-së bëri të ditur në një postim në llogarinë e tij në Facebook se gjatë këtij takimi kanë folur për sfidat aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, proceset integruese evropiane dhe rolin e Aleancës në kuadër të tyre.

“Vlerësova lart mbështetjen e deritashme të Francës për Kosovën dhe nevojën për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-takon-ambasadorin-francez/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala