Haradinaj takohet me Ramën, flasin për krijimin e institucioneve në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

ramush-edi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express ketë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-takohet-me-ramen-flasin-per-krijimin-e-institucioneve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala