Haradinaj: Ta rrisim biznesin me Gjermaninë

Autori:Gazeta Fjala

ramushi-1-690x380

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim presidentin e Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman, Friedbert Pflüger me bashkëpunëtor.

Haradinaj dhe Pflüger kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë, sundimin e ligjit, si dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Falënderova për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Gjermania e ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ne e vlerësojmë lart dhe jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-ta-rrisim-biznesin-me-gjermanine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala