Haradinaj: Shenjtërimi i Nënës Terezë, është lartësimi ynë

Autori:Gazeta Fjala

Ramush-Haradinaj

Kryetari i partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thotë se Nëna Terezë është simboli i mirësisë së përbotshme.

Sipas Haradinajt, Nëna Terezë është e lartësuar ku s’ka më, dhe thotë se Shenjtërimi i saj, është lartësimi ynë, shkruan lajmi.net.

“Nënë Tereza, simboli i mirësisë së përbotshme. E lartësuar ku s’ka më. Shenjtërimi i saj, është lartësimi ynë. Ajo me veprën dhe me shpirtin e saj, i bëri shqiptarët të jenë më të njohur, më fisnikë dhe më të mëdhenj në gjithë Globin.

Të marrim të gjithë nga pak prej mirësisë së saj! RH”, shkruan Haradinaj në Facebook.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-shenjterimi-i-nenes-tereze-eshte-lartesimi-yne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala