Haradinaj: Produktet vendore të trajtohen barabartë me të tjerat

Autori:Gazeta Fjala

Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se prodhimet vendore meritojnë vend të respektuar në plasimin e tyre në treg. Ai shtoi se ato duhet të trajtohen të barabartë me prodhimet tjera nëpër superparkete në vend.

Këtë ai e ka thënë në konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” të organizuar nga Klubi i Prodhuesve Vendor.

I pari i ekzekutivit kosovar deklaroi se është për t’i dalë në mbrojtje prodhimeve dhe prodhuesve vendorë. Ai bëri thirrje

“E di që jemi nën presion sepse prodhimi vjen një periudhë të caktuar kohore. E dimë se jemi keq, Kosova importon aq shumë, pra jemi të interesuar që në proces e sipër të jemi më ju”, ju është drejtuar ai prodhuesve vendorë.

“Sa i përket plasusëve apo rrjeteve të supermarketeve, në gjithë botën ka rregulla jo të shkruara, por ka marrëdhënie që vlejnë. Fuqinë blerëse nuk e krijojmë duke rritur shkëmbimet e brendshme”.

“Po jemi për ta mirëpritur kontributin e atyre që e përkrahin palsimin e prodhimit vendor. Kam bë edhe një hap përpara. Ju keni kërkuar një zyrë prodhuese në kryeministri. Qeveria e vendit i ka akredituar si pjesë të kryeministrisë një pjesë të eksperteve të prodhuesve dhe janë pa kosto financiare për publikun.  Ndërsa jo vetëm kaq, këta e ndihmojnë publikun pasi kjo zyrë nxjerr propozime për rritjen e pozitës së prodhuesve”, ka shtuar Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-produktet-vendore-te-trajtohen-barabarte-me-te-tjerat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala