Haradinaj prej FSK-së: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues

Autori:Gazeta Fjala

Ramush-Haradinaj-ne-DebatPernime_027_web

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës ku është pritur nga ministri Rrustem Berisha.

Pas takimit nikoqiri dhe mysafiri kanë pasur një adresim për media. Kryeministri Haradinaj ka thënë se FSK është sinonim i suksesit.

“Ka edhe institucione që flasin për sukses, këtu është një adresë që mund të flasim vetëm për sukses dhe suksesi më i madh është besimi në FSK-në dhe në ministrinë”, ka thënë Haradinaj.

“Kjo shkallë e lartë e besimit ka një sekret. Është një besnikëri e të gjithë pjesëtarëve të forcës në misionin që kanë t’i shërbejnë atdheut, qytetarëve dhe po ashtu ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë”.

“Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, rekurtuimi i qytetarëve serb është një investim i qytetarit në sigurinë e shoqërisë.

“FSK do ta vazhdojë perspektiven e rritjes së besimit edhe te komuniteti serb”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-prej-fsk-se-ushtrine-qe-e-kemi-duhet-ti-japim-mandatin-kushtetues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala