Haradinaj përsërit se marrëveshja me Serbinë duhet të bëhet brenda kufijve ekzistues

Autori:Gazeta Fjala

ramush-haradinaj-11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se para Samitit të Berlinit, ai po e sheh një energji nga ana e Serbisë, sa i përket arritjes së një marrëveshje.

Para mediave, ai tha se marrëveshja me Serbinë duhet të bëhet brenda kufijve ekzistues.

“Po hetohet një ecje në qëndrime, në deklarime, por nuk është diçka si finale,  mendoj se është një energji para Samitit të Berlinit.Ajo se çfarë unë mendoj, është se duhet të arrihet një kompromis me Serbinë, një marrëveshje në kufijtë ekzistues. Është një lloj pajtimi, njohja e ndërsjellët. Kjo është një pajtim mbi të kaluarën, por jo ta harrojmë të kaluarën së çfarë ka ndodhur”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Samiti i Berlinit do të mbahet me 29 prill. Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Mekrel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë ftuar përfaqësuesit e lartë të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-perserit-se-marreveshja-me-serbine-duhet-te-behet-brenda-kufijve-ekzistues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala