Haradinaj për Tribune de Geneve: Zgjedhje të jashtëzakonshme për të evituar trazira

Autori:Gazeta Fjala

Ramush-Haradinaj

Kreu i AAK-së, ka dhënë një intervistë për Tribune de Geneve ku ka folur për gjendjen aktuale në Kosovë dhe zgjidhjen e saj. Haradinaj përshkruhet në fundvitet e ’80-ta, kur njihej si “ariu i bardhë” në Leysin, sipas Tribune de Geneve, gjatë kohës që punonte në ndërtimtari druri dhe trajnonte arte marciale.

Sipas Haradinajt zgjidhja nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme si shmangie nga një trazirë e mundshme.

Më poshtë keni intervistën e ploë të Haradinajt:

Në fund të viteve të 80-ta, Ramush Haradinaj ishte i njohur si ariu i bardhë në Leysin, ku punonte në ndërtimtari druri dhe Meili e trajnonte atë në arte marciale.

Pas 25 vjetësh mjegulli – nëpër të cilat u bë një prej komandantëve më të famshëm të UÇK-së dhe Kryeministër për një kohë shkurtër nga Dhjetori 2004 deri në Mars 2005 para se të përjetonte një sagë të gjatë ligjore për krime lufte në Hagë, prej të cilës doli i pastër në vtin 2012 – 47 vjeçari është tashmë udhëheqës i partisë opozitare në Prishtinë, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Si i tillë, ai qartazi nuk i kursen fjalët kundër qeverisë së Isa Mustafës dhe Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, njeriu vërtetë i fuqishëm i vendit.

Si është situata në Kosovë?

Keq. Korrupsioni është gjithandej, populli nuk ka vende pune, arsimi ka degraduar, sikurse edhe sistemi shëndetësor. Në vend se të merret me këto, Kryeministri ynë fotografohet në Bruksel me homologun e tij. Zyrtarët e zgjedhur duhet të jenë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës. Por, Qeveria e sotshme as nuk është as e përgjegjshme as nuk është duke punuar.

Në aspektin ndërkombëtar?

Ballkani nuk është çështje e mbyllur. Vazhdimi i mbajtjes së çështjeve të hapura, sikurse është mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nuk lë hapësirë për politika normale. Është në duar të njerëzve që luajnë me stabilitetin. SHBA-të dhe Evropa duhet të përmbyllin këto çështje të hapura në Ballkan. Kështu që, njerëzit do të mund të merren me probleme konkrete.

Si reagojnë qytetarët ?

Ekziston një padurueshmëri e madhe dhe presion i jashtëzakonshëm. Njerëzit janë të lodhur me këtë qeveri që krijon situata tragjike dhe detyron mijëra njerëz të lëshojnë vendin.

A jeni i shqetësuar për revolta sikurse në vitin 2004?

Ky rrezik ekziston, prandaj opozita duhet ta luajë rolin e vet dhe të marr përgjegjësitë si kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Duke ju dëgjuar juve, 15 vjet ishin të humbura për shkak të klasës politike. E saktë?

Po, mund të thuani ashtu.

Çka u thoni atyre që përshkruajnë Kosovës si një shtet në duart e mafias që është e përfshirë në të gjitha format e trafikimit, përfshirë edhe të organeve?

Vendi im është duke paguar çmimin për shkak të mungesës së institucioneve të fuqishme pas luftës. Nuk e besoj trafikimin e organeve, por nuk mund të mohoj trafikimin e drogave, prostitucionit.

Prandaj, ne duam që t’i forcojmë institucionet.

Ekziston edhe një shtet i propagandës, sikurse është Serbia, që kanë agjendën e tyre për të denigruar Kosovën. Ajo që është e nevojshme është të krijohet atmosfera kundër krimit dhe mobilizimi shoqëror jep alternativë.

Nëse ktheheni në pushtet, cilat do të jenë prioritetet tuaja për të zhvilluar vendin?

I kemi tre sketorë me potencial të madh: energjetika, bujqësia dhe minierat. Këtu do të vëja përpjekjet e mia. Industria e ushqimit mund të krijojë shumë vende pune. Duhet, po ashtu, të kërkohet ekspertiza nga diaspora. Për shembull, midis Zvicres dhe Kosovës ekzistojnë lidhje shumë të forta në të cilat ne mund të vareshin në zhvillimin e tregëtisë dhe lehtësimin e vendosjes së bizneseve.

A është anëtarësimi në BE ende qëllimi juaj?

Po, sigurisht.

Dhe, ribashkim me Shqipërinë, Kushtetuta juaj e ndalon?

Kjo Kushtetutë është vendosur në një kohë, por kjo mund të ndryshojë./Gazeta Blic

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-per-tribune-de-geneve-zgjedhje-te-jashtezakonshme-per-te-evituar-trazira/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala