Haradinaj: Pa Amerikën nuk mund të ulemi me askënd në tavolinë

Autori:Gazeta Fjala

ramush haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hapur letrat për dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai sot në seancën e Kuvendit ka konfirmuar atë që shkruan mediat se Haradinaj ka pasur përplasje me shefen për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherinin.

Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë më dialog me BE-në pa Amerikën, sepse sipas tij, Kosova nuk ka marrë asnjë benificion nga dialogu Prishtinë-Beograd.

Haradinaj ka thënë se nuk do të ulen më në tavolin me BE-në pa Amerikën.

“Nuk kemi heqë dorë nga liberalizimi i vizave. A është normale kur në fillim na thanë hajdeni në dialog se e keni instrument mu ba ma shpejt bashkë me BE-në. Kur shkojmë atje, s’kam qare pa i thanë Mogherinit, se na e keni shtu fusnotën dhe na keni izolu me demarkim të kufirit. Ju kam thanë se jeni dy këtu, jam status neutral se 5 vendet e BE-së nuk iu kanë njohur dhe po më thotë mu hajde me fol për status final, e si me ardh unë kur s’po më njeh. Unë po i them Amerikës je kanë këtu kur u kanë kiameti, i ke ndalë problemet. Sa i përket Amerikës, çështjet nuk mbyllën pa Amerikën. Kosova nuk do të ulet në tavolinë pa qenë Amerika, këtë le ta dinë të gjithë. Nëse dikujt i vjen keq prej BE-së le ta kryen punën. Me thanë që e ki demarkaimin, unë se kam kryer demaskimin me Serbinë, ose pse i kanë vizat ata tjerët, e jo ne. Kosova duhet me marrë të vetën në çdo proces, nuk jemi me i ndihmu proceset. Po na thonë mos u boni të kqi si ata, po shihe ku shkuan ata. Unë jam i bindur që në Kosovë ja vlen me komuniku tanë nër veti kur janë temat nacionale”, ka thënë Haradinaj./Lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-pa-ameriken-nuk-mund-te-ulemi-me-askend-ne-tavoline-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala