Haradinaj: Nuk e kam ditë se dhëndri më është bërë drejtor

Autori:Gazeta Fjala

ramush1438618978-1-650x358

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë lidhur me zgjedhjen e dhëndrit të tij Liridon Dervishaj në krye të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë.

Haradinaj ka thënë se nuk e ka ditur se Liridoni është zgjedhur në këtë post.

“Është i zgjedhur me konkurs…ju mundeni me thonë se ka pas interferime. Me e pas ditë përpara ndoshta i kisha thonë hiq mos u bo. Masi u bo të drejtën s’muj ia ndali askujt”, ka thënë Haradinaj, derisa i është përgjigjur kritikave të Glauk Konjufcës të Vetëvendosjes për punësime familjare.

Ndryshe burri i motrës së Haradinajt është zgjedhur në këtë post para disa ditësh dhe do të menaxhojë me paratë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-nuk-e-kam-dite-se-dhendri-me-eshte-bere-drejtor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala