Haradinaj: Në luftën kundër terrorit jemi bashkë

Autori:Gazeta Fjala

largea_ramush-haradinaj-m1364659971

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 15 vjetorin e sulmeve terroriste ndaj ShBA-ve, ka thënë se në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë në çdo kohë.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se edhe në këtë ditë përkujtojnë të gjithë viktimat e këtij sulmi terrorist, dhe e ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave, mbarë popullin amerikan, si dhe me institucionet e shtetit të ShBA-ve.

“Koha ecën shpejt por dhimbja dhe përkujtimi për viktimat e pafajshme të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 ndaj ShBA-ve do të mbetet gjithmonë. Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë, në çdo kohë”, ka shkruar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-ne-luften-kunder-terrorit-jemi-bashke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala