Haradinaj ndan 5 mijë euro për çertifikata të veteranëve

Autori:Gazeta Fjala

certifikate

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj asesi nuk po mund t’i “rehatojë “ veteranët. Përveç ankesave që kishin për pensione, tani atyre po u mungojnë çertifikatat.

Për këtë qëllim Zyra e Kryeministrit ka shpalllë tender në vlerë prej 5 mijë euro për shërbime të shtypjes së certifikatave për nevojat e zyrës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Infokusi.com.
cialis black 800mg online Brand Viagra cheapest

Krejt kjo sipas njoftimit për kontratë që ka publikuar ZKM në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kompania që do ta fitojë tenderin duhet ti shtyp këto certifikata në afat kohor jo më larg se një muaj.

Kompanitë kanë afat të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 5 mars të 2018, afat ky i fundit për dorëzim të tenderëve. Tenderi është i vlefshëm 30 ditë./INFOKUSI/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-ndan-5-mije-euro-per-certifikata-te-veteraneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala