Haradinaj, Mustafës: Mos u fsheh pas Rugovës

Autori:Gazeta Fjala

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa, që bëri pak orë më parë kundër protestave të mbrëmshme të opozitës për lirimin e Albin Kurtit nga arresti.

“Nuk e di se çka ka patur ndër mend Isa Mustafa, kur e ka shkruar statusin e tij në Facebook, për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe kërcënimet ndaj Presidentit Rugova, por nëse edhe me pahirë, i ka shkuar mendja tek unë, (sic e paskan interpretuar disa media)  kjo tregon burracakërinë e tij. Ai po provon të gjejë fije kashte për ta shpëtuar lëkurën e vetë”, ka thënë Haradinaj, përcjellë nëpërmjet komunikatës për media.

“Ia kujtoj Isa Mustafës se kur unë kam pasur marrëveshje burrash me Presidentin Rugova, ai ka qenë si hijenë kundër tij, sikundër që është edhe sot, thellësisht kundër frymës së Ibrahim Rugovës, i cili as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovës! Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!”, thuhet më tutje.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-mustafes-mos-u-fsheh-pas-rugoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala