Haradinaj me pagën më të lartë në rajon

Autori:Gazeta Fjala

auto-ramush-haradinaj-61492869315_1509633566-4794079

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me një vendim ia ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro, shkruan Gazeta Fjala.

Por, Haradianj tash e tutje do të jetë edhe kryeministri me paganë më të lartë nga shtetet e rajonit.

Shefi i qeverisë së Kosovës më pagë mbrapa e ka lënë kryeministrin e Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë e Serbisë.  Derisa pagë më të madhe se të Haradinaj ka veç kryeministri i Sllovenisë.

Kjo është lista e plotë e pagave të kryeministrave për disa shtete të rajonit. /Gazeta Fjala/.

1) Sllovenia: €4700

2) Kosova: €2950

3) Kroacia: €2600

4 )Shqipëria €1700

5) Maqedonia: €1300

6) Mali i Zi: €1130

7) Bosnja-Hercegovina: €1070

8) Serbia: €1000

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-me-pagen-me-te-larte-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala