Haradinaj me Pacollin synon qeveri me bazë më të gjerë

Autori:Gazeta Fjala

14842077863136-behgjet-pacolli-ramush-haradinaj_1502287914-6680121

Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës do të formohet brenda 10 ditësh dhe atë me bazë më të gjerë, duke aluduar në lëvizjen e Behgjet Pacollit.

“Jemi në një mundësi të një Qeverie me bazë më të gjerë, ka disa zhvillime që vërtetë e arsyetojnë mungesën e këtyre ditëve. Ishte e paraparë shkuarja në votim me 61 vota, por tani kemi një bazë më të gjerë, ka një zhvillim nga AKR nga z. Pacolli. Mund të marrë 10 ditë diku aty pari formimi i Qeverisë”, ka thënë Haradinaj për televizionin Besa.

Ai ka thënë se do t’i përvishen punës “dhe do ta kthejnë për së mbari vendin”.

Kur është pyetur për vendime të mëdha dhe konkretisht për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Haradinaj ka thënë se “nuk i kemi ato vendime në tavolinë, kemi aspekte të tjera të punës që i kemi urgjent, e që është zhvillimi ekonomik, rendi e ligji”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-me-pacollin-synon-qeveri-me-baze-me-te-gjere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala