Haradinaj mbështet prodhuesit e miellit për vendosjen e banderolave

Autori:Gazeta Fjala

auto_10_01_2017_ZKM-1_11515584021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së prodhuesve të miellit, me të cilët bisedoi për situatën më të fundit në këtë sektor dhe për vendosjen e banderolave në produktet e miellit, njofton kumtesa e kryeministrisë.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi si hap të rëndësishëm vendosjen e banderolave përmes të cilave do të jetë më e lehtë të kontrollohet cilësia e miellit, informaliteti në ekonomi dhe prodhimi vendor, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Doganës, Bahri Berisha dhe drejtori i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, u dakordua që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe shoqatën e prodhuesve të miellit të fillojnë procedurat për zbatimin e vendosjes së banderolave.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të ndihmoj të gjithë prodhuesit vendorë përmes masave lehtësuese, dhe heqjes sa barrierave të panevojshme të cilat do të ndikojnë në efektivitetin e bizneseve dhe rritjen e vendeve të reja të punës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-mbeshtet-prodhuesit-e-miellit-per-vendosjen-e-banderolave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala