Haradinaj: Ky version i Demarkacionit është “i vdekur”!

Autori:Gazeta Fjala

Ramush-Haradinaj

Sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, versioni i tanishëm i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është “i vdekur”.

Ai këto komente i ka bërë në Pejë, në vazhdën e takimeve të tij me qytetarët nëpër komunat e Kosovës.

“Para se me u nënshkru demarkacioni, në momentin kur e kam marrë vesh se ka gabime në shënjimin e kufirit, i kam shkruar letër në atë kohe ish – Presidentes Jahjaga, kryeministrit Musftafa, kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli, ish – ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi, duke i lutur që të mos shkojnë tutje, sepse kanë ndodhur gabime. Letër i pata shkruar edhe komandantit të KFOR-it, ambasadorëve të vendeve të Quintit, përfaqësuesit të Bashkimit Evropian (BE), Samuel Zhbogar”, ka theksuar Haradinaj, trasmeton telegrafi.

Sipas tij, marrëveshja për demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka vdekur, duke shtuar se më mirë do të ishte që të lejohej parlamenti që të bënte rrëzimin e një marrëveshje të tillë.

“Nëse nuk e kanë guximin, le ta rishikojnë atë. Rishikimi nënkupton me u kthy kufiri në Çakorr, në Kullë, me u kthy majave të larta”, ka shtuar Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-ky-version-i-demarkacionit-eshte-i-vdekur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala