Haradinaj: Kurti, Osmani dhe Veseli s’mund të maten me mua

Autori:Gazeta Fjala

auto_Haradinaj-Kurti1563549680

Ramush Haradinaj ka folur për kundërkandidatët e tij për kryeministra.

Për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ka thënë se “s’mund të shtyhen me të”, shkruan lajmi.net.

Arsyeja që e ka dhënë Haradinaj për komentin e tij ka qenë sepse siç shprehet ai, në detyrë zgjidhet më me zor, por kur zgjidhet është më i mirë se të tjerët.

Për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, thotë se ‘nuk dijnë të menaxhojnë situata’.

“Sa i përket punës, Unë jam prej politikanëve që zgjedhna ma me zor, e marr detyrën, por në punë jam më i mirë se tjerët. Pra nëse vjen puna për zbatim, nëse marrim 18 muajshin e kësaj qeverie, i del që s’mujnë me u shty me mu. Zoti Kurti s’ka pasë përvoja menaxheriale, ekzekutive, zbatuese, nuk e dimë që një herë në jetë ka zhvillu aktivitet menaxherial ose zbatues të naj natyre të caktume”, tha ai.

“Shohim edhe zonjën Osmani, nuk i ka rastisë me pasë përgjegjësi të caktume ekzekutive, zbatuese, menaxhuese, me operu në situata të caktume cfare i kërkon qeverisja e një vendit cfare është Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq për Kadri Veselin Haradinaj ka thënë se nuk ka përqendrueshmëri dhe nuk është shumë i fokusuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-kurti-osmani-dhe-veseli-smund-te-maten-me-mua/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala