Haradinaj kthehet sonte në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

ramushi

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook e ka konfirmuar lajmin për lirimin e tij. Ai ka treguar se sonte do të kthehet në Prishtinë.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Sot zyrtarisht janë kryer të gjitha procedurat e ndërlidhura me ndalesën time në Slloveni.

Në Kosovë pres të arrijë dikur vonë, sonte, posa të qartësohet orari i fluturimit.

Mbetem i vendosur dhe i angazhuar në vazhdimin e detyrave dhe obligimeve qe na presin.

Shprehe falenderimin për të gjithë ata që kanë bashkëndjerë me këtë situatë të pakëndshme.

R.H

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-kthehet-sonte-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala