Haradinaj kopjon Hashim Thaçin me kombajnë

Autori:Gazeta Fjala

Untitled design (43)

Sikur që vepronte dikur Presidenti Hashim Thaçi, të premten kryeministri Ramush Haradinaj i hypi kombajnës.

Në fillim të fushatës së korrjeve-shirjeve, liderët e vendit e kanë zakon që të hipin vetë në kombajnë, për t’i uruar mbjelljet. Një praktikë të tillë e ndoqi edhe shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

I pari i Qeverisë pasi ia dha një rënd tokës bujqësore me kombajnë tha se gjendet aty për të uruar të gjithë fermerët për fillimin e sezonit të korrje shirjeve.

Por ndryshe nga viteve të kaluara kur fushata e korrje shirjeve fillonte në Ferizaj ose Lipjan, kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që atë këtë vit ta nisë në Kamenicë, komunë që udhëhiqet nga Qendron Kastrati i PSD-së.

Haradinaj ishte në fshatin Zajqec të kësaj komune, shkruan Gazeta inFokus.
“Arsyeja pse jemi këtu është që të dërgojmë porosi, se jemi të vetëdijshëm që prodhimi është ai që do ta mbajë popullsinë në vend”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo, përveç fushatës së korrje shirjeve, kryeministri vizitoi edhe disa fermerë të kësaj ane.

Ngjashëm vepronte edhe Presidenti i tanishëm Hashim Thaçi sa ishte kryeministër. Cdo sezonë të korrje shirjeve bashkë me kabinetin e tij simbolikisht niste vetë korrjen e grurit me kombajnë dhe vizitonte fermerët./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-kopjon-hashim-thacin-me-kombajne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala