Haradinaj e pranon se ka folur në telefon me komikët rusë: S’kam thënë asgjë pos atyre që i flas publikisht

Autori:Gazeta Fjala

ramush-haradinaj-portretet-foto-nga-jasir-zeqiri-14-600x360

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media deklaroi se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakuar me dy komikët rusë, por ai tha se biseda e tyre nuk kishte diçka specifike pasi dihen qëndrimet e tij për Kosovën dhe për këtë nuk është bërë shumë publike.

“Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodhë një bisedë nga një linjë e hakuar, që kanë thirrë prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dalë nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, ai tha se këto dhjetë ditët e fundit nuk ka biseduar me kryeministrin Zaev.

“Me kryeministrin Zaev, në këto dhjetë ditët e fundit nuk më ka rënë që të shkruhem apo të flas me të. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, theksoi tutje ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-e-pranon-se-ka-folur-ne-telefon-me-komiket-ruse-skam-thene-asgje-pos-atyre-qe-i-flas-publikisht/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala