Haradinaj arrin marrëveshje me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade

Autori:Gazeta Fjala

haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdoi sot takimet me delegacionet e fshatrave Shipitullë dhe Hade, me të cilët një ditë më parë pati zhvilluar bisedat gjatë ditës deri në orët e vona të natës në Obiliq.

Kryeministri Haradinaj ka dëgjuar shqetësimet dhe problemet e delegacioneve të dy fshatrave të Komunës së Obiliqit për çështjen e shpronësimit të pronave të pasura me thëngjill, të domosdoshëm për furnizimin e rregullt të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Në bisedë me delegacionet e të dyja fshatrave të Komunës së Obiliqit, kryeministri Haradinaj ka arritur pajtueshmërinë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre sipas modelit dhe praktikës së mëhershme të zbatuar në rastin e fshatit Hade. Njëkohësisht është arritur pajtueshmëri e plotë që konform legjislacionit në fuqi këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve të punësimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo marrëveshje mundëson që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

” Përveç kësaj Kosova mbi të gjitha përfiton, meqë një nga problemet e qytetarëve të saj është zgjidhur në harmoni të plotë me kërkesat e tyre”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-arrin-marreveshje-me-banoret-e-fshatrave-shipitulle-dhe-hade/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala