Haradinaj: AAK e ka kaluar Lëvizjen Vetëvendosje me mbështetje popullore

Autori:Gazeta Fjala

haradinaj-6-852x460

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë partia e tij AAK ka kaluar Lëvizjen Vetëvendosje sa i Përket mbështetjes elektorale.
Ai në një konferencë për medie tha se sheh një nervozizëm në Vetëvendosje, duke parë edhe deklaratat e fundit të deputetëve e liderit të kësaj partie.

“Po e shoh që ka një nervozizëm në VV. Hetohet them të drejtën. E pash Glauk Konjufcën kur doli në foltore prej një djali me një qasje intelektuale më të kujdesshme, këtë fjalën kriminalizim e kanë bërë pjesë të fjalorit edhe thojke kontrata e ‘Global’ është kontrata më kriminale. Por me quajtë një kontratë prej 1 miliar e 3 milion euro të investimit të jashtëm të vendit me naj thashetheme që e ka ndi rrugëve është gabim”, tha Haradinaj.

Sipas tij, në Vetëvendosje ka nervozizëm dhe se, siç u shpreh ai, sipas hulumtimeve të subjekteve të ndryshme ndërkombëtare, AAK ka dalë para Lëvizjes Vetëvendosje. Ai, me këtë rast pati edhe një sugjerim për VV-në.

“E drejta në protestë e tubime e mendim ndryshe është e mirëseardhur. Kemi nevojë për opozitë. Mendoj se në VV është një nervozizëm, mendoj edhe për shkak të matjes së opinionit. Me sa kom informata, janë informata serioze, AAK e ka kaluar Vetëvendosjen në popull. Nuk foli mashtrim. Pra, subjekti im që përfaqësoj nga subjekte relevante ndërkombëtare është se e kemi kaluar VV-në. Është ma mirë VV-ja me kqyrë defektet. Është çështje e ramjes besimi e VV-së e z. Kurti realisht. Më kanë thënë që nuk ka forcë me i paraqitë temat. Nervozizëm militantizëm”, përfundoi Haradinaj

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haradinaj-aak-e-ka-kaluar-levizjen-vetevendosje-me-mbeshtetje-popullore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala