Hapet Panairi i punës ku ofrohen më shumë se 2500 vende të lira pune

Autori:Gazeta Fjala

pune

Sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë organizohet ceremonia e hapjes së “Panairit të Punës” me moto “Ejani, takoni punëdhënësin tuaj potencial”.

Panairi është bashkë organizuar nga GIZ përmes projekteve DIMAK, YES dhe COSiRA ne partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oden Ekonomike Gjermano – Kosovare KDWV.

Në panair marrin pjese 103 kompani nga Kosova dhe Gjermania, duke ofruar më shumë se 2500 vende të lira pune.

Në panair do të jetë i pranishëm edhe Agjencioni i Punësimit i Gjermanisë.

Panairi po ashtu është një mundësi e mirë të takoni punëdhënësin e juaj të ardhshëm, të konsultoheni me këshilltarët e punësimit dhe të siguroni kontrata atraktive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hapet-panairi-i-punes-ku-ofrohen-me-shume-se-2500-vende-te-lira-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala