Hapet afati për rimbursim të kuponëve fiskal

Autori:Gazeta Fjala

Kuponat-fiskal

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal ka filluar nga data 1 janar 2019 dhe vazhdon deri me 31 janar 2019.

Sipas kumtesës për media të ATK-së, bëhet e ditur se aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës.

Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.
Fituesit potencial do të rimburësohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).

Tutje kërkohet nga qytetarët që të kenë kujdes me llogaritë bankare, të sigurohen që llogaria të cilën e kanë deklaruar në aplikacion për rimbursim të jetë funksionale. Administrata Tatimore nuk do të marrë asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hapet-afati-per-rimbursim-te-kuponeve-fiskal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala