Hamza njofton zyrtarin e FMN-së për përgatitjen e buxhetit të vitit 2018

Autori:Gazeta Fjala

download-3-8-650x358

Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot u takua me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang.

Ministri Bedri Hamza e falënderoj z. Tao Zhang për pritjen miqësore dhe e informoj për progresin që Kosova ka arritur  në fushën e financave, duke e çmuar me këtë rast ndihmën dhe kontributin e madh në të gjitha aspektet të Fondit Monetar Ndërkombëtar përgjatë tërë këtyre viteve në Kosovë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua dhe për prioritet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe veprimet që do të merren nga ana e saj me qëllim që Kosova gjatë këtij mandati qeverisës të ketë rritje të përshpejtuar ekonomike. Në fokus të takimit ishte edhe diskutimi për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018.

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang e falënderoj Ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të sinqertë të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar,  si dhe shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hamza-njofton-zyrtarin-e-fmn-se-per-pergatitjen-e-buxhetit-te-vitit-2018/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala