Hamza: Bashkëpunimi me FMN-në i rëndësishëm

Autori:Gazeta Fjala

hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga ushtruesi i detyrë së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Femi Mehmeti, kanë pritur sot në takim drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova, me të cilën diskutuan për punën e konstituencës së FMN-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për mbështetjen e mbarëvajtjes së relacioneve të shkëlqyeshme të Kosovës me FMN-në, si dhe për avokimin e një reflektimi real të rrethanave politike dhe ekonomike të vendit tonë brenda FMN-së.

Me kërë rast, Hamza e njoftoi Erbenovna për procesin e Buxhetit të vitit 2018, si dhe për planet dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.

Ministri i Financave  theksoi se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përveç në mbrojtjen e stabilitetit, është i rëndësishëm edhe në planin e zhvillimit ekonomik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hamza-bashkepunimi-me-fmn-ne-i-rendesishem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala