Hamza: Amerika partner kyç për zhvillimin e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

MF_02

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delaëie, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, Hamza e falënderoi ambasadorin Greg Delawie për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar gjatë tërë këtyre viteve nga Shtetet të Bashkuara të Amerikës, si partner kyç për zhvillimin e Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Financave.

Ministri i Financave gjithashtu e njoftoi ambasadorin amerikan Greg Delaëie, për prioritet e Qeverisë për periudhën e ardhshme dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjes së indikatorëve makro fiskal.

“Ne si Ministri e Financave kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe gjithëpërfshirës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, USAID-it dhe Thesarit Amerikan, sidomos në fushën e financave, makroekonomisë, Doganave, Administratës Tatimore, dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tej sepse është shumë i vlefshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën” u shpreh Hamza.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hamza-amerika-partner-kyc-per-zhvillimin-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala