Hamasi dhe Fatahu nënshkruajnë marrëveshjen e pajtimit

Autori:Gazeta Fjala

855B297E-BF36-458D-A5D6-CAFD5630D5E9_w1023_r1_s

Hamasi dhe Fatahu kanë nënshkruar marrëveshjen e pajtimit në Kajro, duke i dhënë fund ndarjes dhjetëvjeçare midis dy fraksioneve palestineze.

Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Egjipti.

Palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor janë qeverisur veçmas, që nga përleshjet vdekjeprurëse midis dy grupeve, në vitin 2007.

Fatahu, dikur gurthemel i kauzës kombëtare palestineze, ka humbur pushtetin në vitin 2006, kur Hamasi i ka fituar zgjedhjet në territoret e pushtuara.

Tensionet midis dy rivalëve kanë shkaktuar përleshje të shumta të dhunshme në Rripin e Gazës.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e mirëpriti marrëveshjen e pajtimit dhe tha se ajo u jep fund ndarjeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hamasi-dhe-fatahu-nenshkruajne-marreveshjen-e-pajtimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala