Haliti: Nëse demarkacioni nuk kalon, shtyhet liberalizimi i vizave

Autori:Gazeta Fjala

haliti_1276

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka ripërsëritur edhe njëherë se nëse marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk votohet nga Kuvendi i Kosovës, atëherë qytetarët e vendit nuk do të mund të lëvizin lirshëm, pa viza në vendet e BE’së.

Këto deklarime, Haliti i bëri në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, që edhe drejtohet nga deputeti i PDK’së.

Haliti duke folur për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, tha se nga takimet e fundit në Bruksel nuk është se kanë parë disponim në favor të Kosovës, pa u plotësuar kushti i demarkacionit.

“Në takime kam potencuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet nga BE por çështja kryesore ka mbetur miratimi i demarkacionit dhe kushte tjera nuk ka. Shqetësimi im i madh imi është se nëse demarkacioni nuk kalon këtë vit liberalizimi mund të shtyhet edhe për një kohë, për shkak edhe të zhvillimeve brenda BE-së, siç është dalja e Britanisë dhe kërkesa për referendume nga shtetet tjera për të dal nga BE”, citohet të ketë thënë Haliti në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim, ku po flitet për procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, si dhe përgatitjet për takimin e II-të të përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, në Bruksel, 23-24 nëntor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haliti-nese-demarkacioni-nuk-kalon-shtyhet-liberalizimi-i-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala