Hahn: Urgjentisht duhet të hiqet taksa prej 100 për qind

Autori:Gazeta Fjala

Johannes-Hahn (1)

Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës.

Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon bashkëpunimin rajonal.

“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për depërshkallëzim”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Komisioneri Hahn do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hahn-urgjentisht-duhet-te-hiqet-taksa-prej-100-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala