Hahn: Ballkani Perëndimor është “oborr” i BE-së, e tregoi edhe kriza e migrantëve

Autori:Gazeta Fjala

hahni

Zgjerimi i Bashkimit Europian, sipas kushteve dhe kritereve, përbën politikën më të mirë të sigurisë që ka pasur ndonjëherë BE-ja, por ajo nuk është pa faturë. Kështu deklaroi komisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Johannes Hahn, në Universitetin transmeton Koha.net.

Merreni me mend ku do të ishte sot Polon ia apo vendet Baltike po të mos ishte zgjerimi gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ka thënë Hahn, duke shtuar se vetëm liderët lokalë mund të kryejnë punët rreth përmbushjes se kritereve për zgjerim.

Ballkani Perëndimor ndodhet në “oborrin” tonë dhe në këtë territor është politika e “importit të stabilitetit” posaçërisht relevante, ka thënë Hahn, meqë atje nuk e kemi kryer punën.

Hahn ka theksuar se në këtë rajon ka rëndësi të veçantë të ruhet perspektiva kredibile dhe e fuqishme europiane e qasjes në BE që ajo të ketë mbështetje për stabilitet strategjik dhe reforma, duke shtuar se kriza migratore ka treguar se ky rajon është një enklavë brenda BE-së, përcjell Koha.net.

shtë fakt se liderët e BE-së kohë më parë kanë konfirmuar se i gjithë rajoni është në rrugë të anëtarësimit të plotë në BE, ka rikujtuar Hahn, që nuk është një punë e vogël, sidomos në rrethana ku ka një “lodhje nga zgjerimi” ndërsa një anëtare po e braktis Unionin.

Nëse nuk jemi të vendosur në përkushtimin ndaj Ballkanit, dikush tjetër do të mund të imponohej dhe ai dikush tashmë po përpiqet, ka tërhequr vërejtjen Hahn dhe ka shtuar se BE-ja është opsioni më i mirë, porse të gjithë duhet të jenë të gatshëm të përfshihen në “Lojë”.

Liderët lokalë të Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë përpjekje dhe të vazhdojnë përparimin, ka porositur Hahn dhe ka shtuar se këta liderë duhet të demonstrojnë vullnet politik, në vend se të bëjnë lojëra politike.

Është e nevojshme të bëjnë reforma të vërteta në terren, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të konkurrencës, që mund të rrezikojë modelet afariste të individëve, por në pikëpamje strategjike nuk ka alternativë dhe këtë qytetarët e dinë, ka thënë Hahn, citon Koha.net.

Siç është shprehur ai për Bashkimin Europian, ne duhet të jemi më të mirë e më këmbëngulës kur përdorim forcën tërheqëse të Europës që ndoshta është e fuqishme, por atë duhet ta përdorim me mençuri, ka përfunduar Hahn.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hahn-ballkani-perendimor-eshte-oborr-i-be-se-e-tregoi-edhe-kriza-e-migranteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala