Haga, kryeqyteti i paqes dhe i drejtësisë

Autori:Gazeta Fjala

20150502232413136646

Legjitimimi i Pavarësisë së Kosovës përbën një nga rastet më të rëndësishme në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Megjithëse GJND-ja dha vetëm opinion për legalitetin e Pavarësisë, vendimi i korrikut të vitit 2010 ka hyrë në historinë e Pallatit të Paqes. Sa herë bëhet ndonjë vizitë në këtë vend përmendet edhe rasti i Kosovës.

“Ka qenë interesante të shihen mendimet pro dhe kundër nga shumë shtete, sa i përket ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës”, thotë Steven van Hoogstraten, drejtor i fondacionit “Carnegie” në Pallatin e Paqes. “Më pas gjykata u ndal në argumentet e disa shteteve lidhur me të drejtën e vetëvendosjes dhe vlerësimin nëse ekziston ose jo e drejta për shkëputje përfundimtare si opsion i fundit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bazuar në nenin 96 të Kartës së OKB-së dhe nenin 65 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kësaj të fundit i kërkohej të jepte mendim këshillues lidhur me pyetjen: ”A është Deklarata e njëanshme e Pavarësisë, e deklaruar nga institucionet vetëqeverisëse të Kosovës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”.

“Pas dëgjimit të argumenteve nga Kosova e Serbia, si dhe shtetet e tjera pro dhe kundër pavarësisë, gjykata arrin në përfundimin se në normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare nuk konstatohet asnjë ndalim konkret për deklarimin e pavarësisë. Prandaj ”Deklarata e Pavarësisë nuk cenon të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

Mendimi këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës ishte i një rëndësie të veçantë. Ai mbylli përfundimisht çështjen e legjitimitetit të Deklaratës së Pavarësisë në këndvështrim të së drejtës ndërkombëtare, duke i hapur rrugë njohjes së Kosovës nga vendet e tjera..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haga-kryeqyteti-i-paqes-dhe-i-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala