Grevistët mes dy zjarresh

Autori:Zekirja Shabani

10943284_10152687250833479_101630532_n

Dita e 245’të të grevës, ish punëtorët e fabrikës së Gypave do t’i gjejë mes dy taboreve në Sheshin Skëndërbeu në Prishtinë. Mes turmës së protestuesve që të shtunën do të kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës  për pasurinë e shtetit dhe udhëheqësve të ekzekutivit që do të vëzhgojnë situatën nga dritaret e objektit shumëkatësh.

unnamed

Ata kanë vendosur të mos i bashkohen asnjërës palë. Por luten që turma të ketë konsideratë për tendën e tyre që nuk ka lëvizur tash e gati një vit nga aty. Kërkojnë nga policia e Kosovës që të kujdeset për ta dhe të mos lejoj tu dëmtohet tenda.

“Ne jemi në grevë. I kemi kry ato punë sa i përket demonstratave”, thotë Ahmet Sylejmani, anëtar i këshillit grevist.

“Nesër do të rrim qetu. Ata e kan protestën e vet na grevën ton”.

Megjithatë, Sylejmani thotë se nuk janë kundër protestuesve. Madje i përkrahin kërkesat e tyre dhe në rast se rrezikohet qëndrimi në grevë, ish punëtorët e fabrikës së tubave thonë se do ti bashkëngjiten protestuesve.

“Ne jemi me popullin”, përfundon sylejmani, i cili me shokë ka bërë 120 protesta.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/grevistet-mes-dy-zjarresh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala