Greqia të qendrojë në Eurozonë

Autori:Zekirja Shabani

greqia

Ministrat e financave të BE-së arritën një marrëveshje që të shtyhet për katër muaj programi i ndihmave për Greqinë, për t’i lënë kohë Athinës të negociojë borxhin afatgjatë që i ka kreditorëve.

Zyrtarët e Eurozonës morën vendimin që të hënën Greqia t’i dorëzojë një letër Eurogrupit prej 19 anëtarësh, duke i dhënë kështu fund disa javë pasigurie.

Gjermania, kreditori kryesor europian, ka thënë vazhdimisht se çdo shtyrje e afatit për ndihmat, është e lidhur ngushtë me reformat për të cilat ka rënë dakord të kryejë qeveria e mëparshme greke.

Qeveria e majtë greke nuk e kishte pranuar këtë mundësi, duke argumentuar se kushtet që lidhen me paketën e ndihmave e kanë zhytur vendin në varfëri.

Nëse nuk do të ishte arritur marrëveshja nga minsitrat e financave të Eurozonës, Greqia rrezikonte falimentimin dhe largimin nga grupi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/greqa-te-qendroje-ne-eurozone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala