Grenell takon Kurtin në ambasadën amerikane

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-1-8-780x439

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë.

Grenell fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaci ndërsa pas takimit në ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Gazetarët e KosovaPress nga vendi i ngjarjes raportojnë se takimi Grenell-Kurti sapo ka përfunduar ndërsa pritet që emisari i Trump të takojë edhe përfaqësuesit politik të partive tjera.

Kurti ka dal nga takimi me Grenell dhe i njëjti nuk është deklaruar para gazetarëve.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/grenell-takon-kurtin-ne-ambasaden-amerikane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala