Greizmann “ëndërron” të luaj me Mbappen

Autori:Gazeta Fjala

grizmannmbappe

E ardhmja e sulmuesit francez Antoine Griezmann vazhdon të mbetet e paqartë, pas zërave të shumtë verën që lamë pas se kërkohet me ngulm ngaanglezët e Manchester United.

Griezmann ishte afër transferimit në Premier League verën që lamë pas, por në fund vendosi të qëndrojë tek Atletico Madridi për shkak të dënimit që mori klubi i Diego Simeones, që nuk ka të drejtë të blejë apo të shesi lojtarë deri në janar të 2018, shkruan Albeu.com.

Se Griezmann do të largohet nga Atletico, kjo tashmë sipas mediave franceze dihet, por ku do të shkojë? Real Madrid, Barcelona, Manchester United e Paris Saint Germain – janë katër skuadrat që ëndërrojnë për francezin.

“Do të ishte diçka si në ëndërr një treshe Neymar, Mbappe e Griezmann? Po”, u përgjigj talenti francez për “Telefoot”, duke ngjallur polemika të shumta, pasi PSG-ja insiston për ta kthyer në vendlindje Griezmannin.

Ndërsa i pyetur nëse kontakton me Jose Mourinho, Griezmann u përgjigj: “Ju telefonon Mourinho? Jo”.

Griezmann do të largohet nga Atletico gjatë verës 2018, ndoshta edhe në janar – por kush do të ketë fatin t’i sigurojë shërbimet e francezit, Reali, Barça, PSG-ja apo Unitedi? Kjo mbetet të shihet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/greizmann-enderron-te-luaj-me-mbappen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala