Greg Delawie: Kosova ta ratifikojë sa më parë Demarkacionin

Autori:Gazeta Fjala

greg-delawie-okjhgb-660x375-1500389023-1253157_1500398857-9945210

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, një ditë pas raportimit të Komisionit për Demarkacion në Kuvend, ka thënë se janë të zhgënjyer nga raportimi.

Përmes një komunikate për media ata kanë thënë se pohimet e Komisionit janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

Më pas edhe vetë ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, duke e shpërndarë qëndrimin e tyre në Twitter, ka ripërsëritur se Demarkacioni duhet të ratifikohet sa më parë.

“Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen ekzistuese sa më parë që është e mundur”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/greg-delawie-kosova-ta-ratifikoje-sa-me-pare-demarkacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala