Gratë e familjes që veshën fustanin e njejtë të nusërisë për 85 vjet

Autori:Gazeta Fjala

dasm

Gjatë 85 vjetëve, katër gra në familje kanë veshur fustanin e njejtë në ditën e tyre të dasmës.

Gjithçka filloi me Maria Teresa Moreno, e cila e kishte qepur fustanin e nusërisë vetë para dasmës në vitin 1932.

Qysh atëherë, fustani i bardhë i mëndafshtë ka kaluar në disa gjenerata në familje, fillimisht i veshur nga stërmbesa e Marias, Marta Prietoo O’Hara që e veshi atë në vitin 1983.

Më pas atë e veshi motra e Martas, në vitin 1997 dhe në fund, stër-stërmbesa e Marias, Pilar O’Hara Kassouf, e veshi në shtator të vitit 2017.

Marta ka thënë në një intervistë për HuffPost që fakti se ajo dhe vajza e saj, Pilar veshën fustanin e njëjtë me një histori të tillë familjare është eksperiencë që nuk përshkruhet.

“Ishte një lidhje e jashtëzakonshme me gjyshen time. Ajo jetonte afër meje dhe isha me të tërë kohën. Ajo jetoi deri në moshën 98 vjeçare, kështu që edhe fëmijët e mi u rritën pranë stërgjyshes së tyre”, ka thënë ajo.

“Gjyshja ime ishte shumë e entuziazmuar që të dijë se njëra nga stërmbesat e saj dëshironin ta veshnin fustanin e saj. Ajo do të emocionohej shumë, dhe kjo më mbush zemrën me lumturi”.

Gjithçka nisi në vitin 1932, kur Maria u dashurua me një fustan që e pa në vitrinën e një dyqani dhe filloi ta qepë atë vetë, transmeton Klan Kosova.

Çifti pati katër fëmijë. Vajza e saj, Anita u martua me Pablo Prietto në vitin 1957, por veshi një fustan tjetër, që nëna e saj ia qepi.

Por ajo e ruajti fustanin e nusërisë së nënës së saj.

Marta, njëra nga shtatë fëmijët e Anitas,  po planifikonte të veshte fustanin e dasmës së nënës së saj, por i njëjti ishte dëmtuar, andaj ajo veshi fustanin e dasmës së gjyshes së saj.

Në vitin 1997, Elena, motra e Martas, u martua me të njëjtin fustan.

Pas dasmës së Elenas, fustani qëndroi në kuti për 20 vjet, derisa vajza e Martas, Pilar u fejua në muajin prill të vitit 2017.

Ajo ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e gjyshes për ta provuar.

“Sapo e pashë veten në pasqyrë, e dija. Nuk kishte shansa që të shkoja në shitore të fustaneve të nusërisë për të parë fustane që nuk kishin asnjë kuptim për mua, derisa fustani i nusërisë së familjes sime ka shumë kuptim për mua”.

Fustani vazhdon të qëndrojë akoma në kuti!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/grate-e-familjes-qe-veshen-fustanin-e-njejte-te-nuserise-per-85-vjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala