Grafitë nëpër Podujevë, reagon komuna

Autori:Gazeta Fjala

podujeve

Persona të panjohur mbrëmë kanë shkruajur në muret e objektit të Komunës së Podujevës grafitë të ndryshe. Grafite dhe shkarravitje të tilla në pronën publike janë bërë edhe në trotuare dhe hapësira të tjera publike në qytet.

Komunë këtë akt e sheh si dëmtim të pronës publike, duke vlerësuar se pavarësisht kush mund të jenë autorët dhe porositësit e këtyre grafiteve, gara politike nuk bëhet me shkarravitje të mureve dhe grafite të ulëta e fyese, por në forma e mënyra demokratike në vendet e dedikuara për debate e prezantim të platformave dhe programeve politike.

Komuna e Podujevës kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin masat e duhura dhe të zbulojnë aktorët e këtyre grafiteve dhe t’i nxjerr para drejtësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/grafite-neper-podujeve-reagon-komuna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala