Google di gjithçka për ju, ja si të gjeni çdo gjë nga e kaluara e juaj

Autori:Gazeta Fjala

largeNewGoogleLogoFinalFlat-a

Kur përdorni Google, ju në fakt bëni një marrëveshje. Ju përdorni shërbime si Gmail, Drive, Search, Youtube, dhe Google Map falas.

Në këmbim, ju bini dakort që të shpërndani informacione për veten që Google mund t’i ndajë me reklamues, në mënyrë që reklamat e tyre të jenë më efektive. Për shembull, linjat ajrore duan të shënjestrojnë njerëz që i pëlqejnë udhëtimet. Firmat e rrobave për fëmijë duan të targetojnë prindër etj.

Google përdorë shumë metoda për të mësuar më shumë rreth jush. Ka shumë gjëra që ju ia tregoni Googles kur hapni një adresë Gmaili apo kur përdorni telefonin tuaj Android.

Kjo përfshin emrin, numrin dhe vendodhjen tuaj.

Por, Google gjithashtu sheh çdo gjë që ju bëni në internet, duke zbuluar kështu interesat tuaj nga kërkimet që bëni – çfarë klikoni – nga shërbimet e tij deri te uebfaqet e tjera.

Duke viztuar uebin (të vështirë për t’u gjetur, “Web & App Activity), ju mund të shihni se çfarë di Google për ju.

Nëse shkoni te “Ads Settings gjithashtu mund të zbuloni çfarë Google mendon për ju dhe mund të ndryshoni se çfarë i tregon reklamuesve për ju.

Nuk është e thjeshtë të gjeni faqen “Web & App Activity”. Për këtë duhet të hyni në Google për ta parë. Sapo futeni, shkoni në “https://history.google.com/history/” dhe klikoni “all time”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/google-di-gjithcka-per-ju-ja-si-te-gjeni-cdo-gje-nga-e-kaluara-e-juaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala