Goli nuk e do më Cristianon

Autori:Gazeta Fjala

cris_1512335040-7724889

Kanë kaluar 14 xhiro në La Liga, por Ronaldo ka shënuar vetëm dy gola – ecuria më e dobët e portugezit që kur i është bashkuar Realit.

Dy sezone më parë, Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në Spanjë me 10 finalizime pas 14 xhirove, i ndjekur nga dyshja e Barcelonës Leo Messi dhe Luis Suárez si dhe sulmuesi i Celta Vigos Iago Aspas, me nga 9 gola, por këtë edicion portugezi ka shënuar vetëm 2.

Ky është sezoni më i dobët i Cristianos që kur i është bashkuar Real Madridit. Portugezi renditet i 47 në ligë, me vetëm 2 gola.

Sido që të jetë, në Champions League CR7 ka treguar një tjetër fytyrë. Ai është golashënuesi më i mirë me 8 rrjeta në 5 ndeshje: 4 në dy ndeshje kundër APOEL, nga 1 në dy ndeshje kundër Tottenham dhe dy gola kundër Borussia Dortmund.

Vetëm futbollistët e PSG-së, Edinson Cavani dhe Neymar, ai i Tottenham Harry Kane si dhe Wissam Ben Yedder, sulmuesi i Sevillas, janë afër Ronaldos me nga 6 gola.

Ronaldo është i etur që të gjejë më shpesh portën pasi nuk dëshiron të humbasë rekordin, më shumë gola se ndeshje.

32 vjeçari deri më tani ka shënuar 417 gola me Realin në vetëm 411 ndeshje, më shumë se një gol për ndeshje, diçka të tillë nuk e ka arritur askush.

Nëse Cristiano vazhdon me këtë formë aspak të mirë, duket se këto shifra marramendëse do të shuhen.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/goli-nuk-e-do-me-cristianon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala