Gjysmë milioni euro për bashkimin e Drenicës me Dukagjinin (DOKUMENT)

Autori:Gazeta Fjala

screen-13.50.0427.05.2019

Komuna e Klinës, ka vendosur ta bashkoi simbolikisht Dukagjinin dhe Drenicën. Të hënën ka hapur tender për të asfaltuar rrugën që lidhë fshatin Aqarevë të Skenderajt, i cili shtrihet në zonën e Dukagjinit me fshatin Siqevë të Klinës, shkruan Gazeta inFokus.

Por ky bashkim do të kushtoj kogja shtrenjtë kësaj komune.

Në bazë të  një njoftimi në faqen e Prokurorimit Publik, komuna e Klinës ka ndarë  425 miëj euro për asfaltimin e kësaj rruge.

Në këtë shumë të ndarë përfshihet të asfaltohen 7,364 metra rrugë.

Kompanitë të kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar këtë tender deri më 20 qershor 2019.

Kriteri i dhënies së tenderit për asfaltimin e rrugës Aqarevë-Siqevë është çmimi më i ulet që do të ofrohet nga operatorët ekonomik./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjysme-milioni-euro-per-bashkimin-e-drenices-me-dukagjinin-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala