Gjysmë miliard euro për 40 projekte në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

euro-850x405

Sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve për Ballkanin Perëndimor e cila është duke u mbajtur në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)  në Londër.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të argumentojë 40 projekte të ndryshme nga Kosova të cilat kalojnë vlerën gjysmë miliard euro, shkruan Infokusi.

Prej të gjitha këtyre projekteve që do të prezantohen nga Haradinaj, ai i cili kërkon më së shumti para është “Unaza e Prishtinës” për të cilin projekt nevojiten rreth 63 milion euro.

cialis cheapest
Nga këto projekte nuk do të përfitojnë vetëm banorët e Prishtinës por edhe ata të qyteteve të tjera si: Mamusha, Ferizaji, zona e Goleshit të Sharrit etj.

Para pak ditësh Haradinaj ka mbajtur një takim me Drejtorin e Konsituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku u bisedua për këto projekte të cilat do të financohen nga BERZH-i./INFOKUSI/. Viagra Professional cheapest

Ky është statusi i plotë i Haradinajt:

Në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë, do të argumentoj 40 projekte të ndryshme nga Kosova, në vlerë prej mbi gjysmë miliard euro. RH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjysme-miliard-euro-per-40-projekte-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala