Gjykata vendosi për Albin Kurtin, mbetet në arrest shtëpiak

Autori:Gazeta Fjala

Albin-Kurti1

Ish lideri i Vetëvendosjes do të qëndrojë në arrest shtëpiak, të paktën, deri më 17 shkurt.

Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i është vazhduar arresti shtëpiak.

Këtë lajm e konfirmoi për KALLXO.com avokatja e Kurtit e caktuar sipas detyrës zyrtare, Hedije Ademi.

Nën këtë masë të sigurisë atij do t’i duhet të qëndrojë deri më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.

Deputeti dhe ish lideri i Vetëvendosjes është arrestuar më 28 nëntor në Prishtinë pasi kishte marrë pjesë dhe kishte mbajtur fjalim në një tubim të opozitës në qendër të Prishtinës.

Ndaj tij është ngritur aktakuzë për shkak të dyshimeve për hedhje të gazit lotsjellës në sallë të Kuvendit të Kosovës, gjatë seancave të Kuvendit.

Fillimisht ndaj Kurtit ishte caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit, por më vonë kjo masë është zbutur në arrest shtëpiak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjykata-vendosi-per-albin-kurtin-mbetet-ne-arrest-shtepiak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala