Gjykata nuk vendosi sot për Azem Sylën

Autori:Gazeta Fjala

azem-syla345

Gjykata themelore në Prishtinë të mërkurën mbajti seancë të veçantë për të vendosur për kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Danilo Cecareli, për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve – edhe për tre muaj të ardhshëm.

Megjithëkëtë, gjatë kësaj seance gjyqtarja nuk solli asnjë vendim, por pritet që të merret në ditët në vazhdim.

Këtë e ka bërë të ditur menjëherë pas seancës, avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi.

Në këto rrethana, aktvendimi për paraburgimin e Azem Syles dhe shtatë të tjerëve vazhdon të jetë në fuqi deri më 27 gusht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/gjykata-nuk-vendosi-sot-per-azem-sylen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala